Taulant Balla rikthehet në kohën e ish-kryeministrit Nano
Taulant Balla, ish-sekretar i përgjithshëm në PS dhe aktualisht shef i grupit të deputetëve socialistë, ka postuar sot një foto me ish-kryeministrin Fatos Nano.
Foto duket si nostalgji e asaj kohe kur ai punonte për Nanon.
Balla e ka postuar foton me Nanon duke e uruar për 69 vjetorin e lindjes, ndonëse vitet të tjera nuk ka postuar urim për ish-kryetarin e PS-së.
Me sa duket i pakënaqur me shkarkimin nga numri dy në PS, Balla prapë po shigjeton kryeministrin Rama. E bëri në Elbasan në stadium me një dron. Por duket se nuk është ngopur me shfrimin e mllefit antiRama.
Taulant Balla përflitej nga rrugët e natës së Elbasanit se do të ishte ministër i brendshëm. Por Rama mbajti Bledi Çuçin.
Ndërsa Damian Gjiknurin e zgjodhi si sekretar të përgjithshëm në PS.
KOHA JONË SONDAZH

