Taulant Balla shkon në Shëngjin. Vijon operacioni për shuarjen e flakëve
Rreziku nga flakët ende vazhdon të jetë i lartë në zonën e Shëngjinit, ku janë angazhuar dhjetëra forca e mjete për të vënë në kontroll zjarrin në këtë zonë.
Për të ndjekur nga afër operacionin për izolimin e zjarrit, ka mbërritur në vendngjarje edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Jemi dislokuar këtu në zonën e Shëngjinit për të shuar vatrën e zjarrit për të cilën kemi angazhuar dhe disa bashki duke filluar nga Tirana, Kamza, Fieri, Berati, Lushnja, Mirdita, Vau Dejës, Shkodra. Pra më shumë se 20 automjete zjarrfikëse dhe më shumë se 80 forca operacinale të MZSH mbështetur nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit, 2 automjete të zjarrfikëseve të ushtrisë, por dhe forca të tjera nga organizata të tjera ligjzbatuese që kanë punuar përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit për të lokalizuar vatrën e zjarrit këtu në zonën e Shëngjinit. Vatra është akoma aktive, por një pjesë e mirë e vatrës së zjarrit është lokalizuar nga forcat operacinale, të cilët kanë punuar përgjatë gjithë natës e theksoj me një intensitet shumë të lartë, gjë që mbetet për t’u vlerësuar dhe për t’i përshëndetur të gjithë zjarrfikësit dhe forcat operacinale të cilat morën pjesë në këtë operacion. Sot aktualisht po mbështetemi dhe nga helikopteri që po na e lehtëson deri diku punën. Mendojmë që gjatë ditës do e vendosim nën kontroll dhe do e mbyllim përfundimisht vatrën e zjarrit”, informoi Drejtori i Përgjithshëm Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara.
Ministri Balla falënderoi gjithë Forcat Zjarrfikëse, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura Forcën Ajrore për përfshirjen në operacion.
KOHA JONË SONDAZH

