Taulant Balla: Ta futa Sali! Të nisa sms dhe ti e hëngre!

 

Parlamenti  u kthye sonte në vend sherri e debate ku u përdor çdo lloj fjalori, me “libër shpie” mes Sali Berishës dhe Taulant Ballës.

Berisha e akuzoi për përdhunim Ballën, për mashtrime, për të motrën që bën biznes me lekët e qeverisë,etj, ndërsa deputeti i PS-së reagoi pas sherrit ku u desh ndërhyrja e gardës dhe u shkul mikrofoni i sallës. Ai tha më pas se Berisha gënjen dhe lexon çdo sms që ia dërgojnë pa i verifikuar.Vetëm akuzon pa fakte. Gjithçka ishte përgatitur nga opozita nëse do të ishte kryeministri sonte ta bllokonin e mëqënëse nuk ndodhet e sajuat për mua sherrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Taulant Balla tregoi në sallë një histori e cila u prit me të qeshura në parlament. Ai tha se të kam nisur një sms nga telefoni im ku thoja se "deputeti Balla po bën këtë e atë në Librazhd". Dhe ta nisa për t'u tallur me ty. Dhe ti e lexove në parlament sikur ta çonte populli dhe më akuzove mua. Unë ta nisa vetë për të tallur me ty dhe ti e hëngre- tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha e mori fjalën dhe tha se kam plot sms të tjera se në Xhyrë ti bën biznes droge. Kam shumë fakte për ty se je përzier në trafiqe.

Më pas seanca vazhdoi në të njëjtin stil të darkës në sharje e fyerje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?