Taulant Balla takohet me ministrin italian: Forcim i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë ndaj Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit të Bashkimit Europian.
“Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë, Matteo Piantedosi, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.
Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan Balla.