Taulant Balla takon të ngarkuarin me Punë të SHBA-së në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka takuar të ngarkuarin me Punë të SHBA-së në vendin tonë David Wisner.

U takova me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner për të diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit DEA dhe Policisë së Kosovës në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë“,- shkruan Balla.

SHKARKO APP