Taulant Balla: Të enjten mocion me debat në Kuvend, ku do të thuhen të vërteta të mëdha

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka konfirmuar se të enjten më 2 mars do të zhvillohet mocioni me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

Foltorja nuk mund të merret peng e të bllokohet nga askush për axhenda që nuk kanë të bëjnë me jetën e përditshme parlamentare. Siç jeni në dijeni ditën e enjte kemi përcaktuar me vendim të seancës së kuvendit, për të mbajtur një mocion me debat dhe besoj se të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatitën më së miri për ta shfrytëzuar këtë moment për një komunikimin me qytetarët shqiptarë dhe shpresoj të mos gjendemi me kërkesa të tjera procedurale që pengojnë mbajtjen e këtij mocioni me debat. Do të ketë një diskutim dhe çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë, këtu kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave sepse ju e dini që rregullorja e Kuvendit i bashkon në një debat të vetëm të gjitha çështjet. Secili duhet ta ushtrojë kohën në funksion të komunikimeve me publikun. Grupi parlamentar i PS mezi po e pret këtë për të zhvilluar disa çështje dhe për të thënë të vërteta të mëdha”, tha Balla në një prononcim për mediat.

SHKARKO APP