Taulant Balla: Të hetohet dosja Durrës-Kukës
Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur për çështjen e rrugës Durrës-kukës, tha se i vetmi person që nuk duhet të flasë për këtë rrugë është Lulzim Basha.
Sipas Ballës diskutimi për rrugën e Kombit, për Lulzim Bashën është si një person që kthehet në vendin e krimit, pasi dëmi për ndërtimin e kësaj rruge është 229.87 milionë dollarë.
“Meqenëse paska shkelje Lulzim, hajde bëje kallzim penal në Prokurori, sepse kjo çështje nuk është mbyllur, afera Durrës-Kukës nuk është mbyllur dhe ska për tu mbyllur asnjëherë. Është 229.87 milionë dollarë dëmi në rrugën Durrës-Kukës, i vërtetuar nga Kontrolli i radhës së shtetit.
Lulzim Basha në 2006 kur rruga ishte ende pa projekt, pa studim gjeologjik, e pa filluar thoshte që kjo rrugë do të jetë kështu, sigurisht siç është Luli thotë do jetë 400 milion dollarë, rrugashkoi 1.3 miliard dollarë, rruga nuk mbaroi.
Tani për taq mbaruar duhen dhe 200 tjera. Bëhuni të sinqertë. Sa herë që flitet për rrugën Durrës-Kukës do të kujtohet dhe dëmi ekonomik që i ka shkaktuar papërgjegjshmëria e Lulzim Bashës.
Në këtë kuvend deklaronte që lidhjen e kontratës për ndërtimin e segmentiti Kalimash-Morinë nuk e kemi bërë sipas ligjit shqiptarë, por sipas ligjit anglez, ky juristi i madh hollandez, i cili mori në qafë edhe kosovarëtr, kur bënte përkthimet gabim për çështjet dhe dosjet e Kosovës”, tha Balla.
Duke folur për skandalin më të rëndë që ka prekur një parti politike shqiptare në këto 27 vite, Balla tha se provat janë të pakundërshtueshme që PD-ja ka përfituar shërbime lobingu nga një kompani, pronarët fundorë të të cilve janë 4 shtetas rusë.
“Biniatta Trade LP” ka paguar në shërbim të PD-së të paktën 150 mijë dollarë, kësti i parë për shërbime në interes të PD-së. Këto nuk janë gojdhëna, por janë dokumenta zyrtarë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.
Ky është një hetim, që unë kam besim në Prokurorinë shqiptare po vijon. Jam i shumë i sigurtë që në organet partnere të shtetit respektiv po vijon dhe këshillën që jua dhakryeministri po jua them dhe unë, që të paktën kur flitet për këtë çështje mos qeshni. Jam i sigurtë që grupi i Saliut duhet të qeshi, por jo i Lulit, sepse kjo është një çështje që e zhytur rëndë PD.
Këtu nuk ëshët PD e vërtetë ajo e demokratëve të thjeshtë dhe të ndershëm, por këtu është lidershipi momental i PD-së, Lulzim Basha personalisht, i përfshirë në një aferë të turpshme, e cila ka dëmtuar dhe sigurinë kombëtare të vednit, po të kemi parasysh dyshimet se edhe fushata tre mujore e çadrës është mbështetur nga të njënjtat fonde të dyshimta.
Një fushatë e cila u ngrit për të sabotuar Reformën në Drejtësi, e cila do nte të bllokonte Vettingun”, tha Balla.
Sipas Ballës është e papranueshme që ende nga PD-ja nuk ka një deklaratë zyrtare për të përshëndetur procesin historik të Vettingut që ishte dhe kushti i fundit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
KOHA JONË SONDAZH

