Taulant Balla, thirrje qytetarëve: Ju lutem, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

“Në videon e mëposhtme, ju do të shihni pamje të këmbësorëve që neglizhojnë rëndësinë e vizave të bardha. Këto veprime nuk janë vetëm të kundraligjshme, por gjithashtu rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve. Policia Rrugore po bën çdo përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.
Le të bëhemi bashkë për një rrugë më të sigurt!
Kujdesi nis nga secili prej nesh!
Respektoni vizat e bardha!”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP