Taulant Balla: U arrit marrëveshja për dekriminalizimin
Ish-kryeministri Berisha deklaroi pak minuta më parë se negociatat për dekriminalizimin do të dështojnë.
Por deputeti socialist Taulant Balla thotë se ëshët arritur marrëveshja.
“Ju njoftoj se komisioni sapo miratoi me konsensus të gjitha aktet nënligjore që lidhen me zbatimin e ligjit për dekriminalizimin dhe materiali i kalon seancës plenare” tha Balla.
Sipas tij, ligji në fjalë është ende në rend dite të seancës që vijon nga një ditë më parë dhe pritet që orari i votimit të njoftohet nga vetë Kuvendi.
KOHA JONË SONDAZH

