“Taulanti” që u përgjua/Klodiana Lala: “Gjykata asgjësoi CD-në dhe serverin”. Berisha: Taulant Balla është personi!

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka folur për vendimin e gjykatës për agjësimin e një përgjimi të Prokurorisë e Elbasanit, pasi përgjimi ishte një gabim! E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se gjykatësja jo veç ka vendosur asgjësimin e CD-së, por edhe të serverit të Gjykatës.

”Ardjan Çapja pretendoi se një zyrtar i lartë, politikan me emrin Taulant, është përgjuar në lidhje me masakrën e 3 shkurtit 2016, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Janë venë në përgjim disa persona. Çapja deklaroi se një politikan është përgjuar në këtë ngjarje.

I vetmi politikan me emrin Taulant, është Taulant Balla, por Çapja nuk e tha me mbiemër. Pastaj, vijoi me akuza të forta ndaj prokurorit të çështjes. Mes të tjerash, Çapja deklaroi se gjykata e Elbasanit ka vendosur ta asgjësojë përgjimin. Është firmosur nga Zamira Vyshka. Çfarë thotë vendimi? Është urdhëruar përgjimi i disa personave, mes të tjerave shtetasi Taulant, por nuk jepet mbiemri dhe funksioni.

Më pas, oficeri i policisë gjyqësore i referon përgjimet prokurorit. Prokurori pretendon se numri i shtetasit Taulant ishte lapsus dhe ky numër nuk mund të vijonte të përgjohej. Gjykata ka vendosur të asgjësohet CD me përgjime. E dyta, të fshihet server në Prokurorinë e Përgjithshëm”.- tha gazetarja duke rritur dyshimet se vetëm një person me pushtet të madh mund të kishte fuqinë të diktonte gjykatën e cila vendosi të digjej edhe serveri!

Ndërkohë sot në parlament Sali Berisha akuzoi Taulant Ballën se ishte ai në përgjimet e Elbasanit dhe se ka urdhëruar vrasjen e avokatit që kishte marrë një kopje të CD së përgjuar.

Kjo është akuzë e rëndë e opozitës edhe mbi dinjitetin e mazhorancës, ndaj duhet që vetë Taulant Balla të kërkojë hetimin e këtyre akuzave, nëse nuk ka gisht.

SHKARKO APP