Tavo fitoi në Himarë, koaliconi ”Bashkë Fitojmë” i kërkon KQZ-së shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve

Pa kaluar një javë nga zgjedhjet e parakohshme në Himarë, koalicioni ”Bashkë Fitojmë” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rezultatin. Në zgjedhjet e zhvilluara në këtë bashki më 4 gusht, kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo, përballë kandidatit të opozitës Petro Gjikuria. Në ankimimin zyrtar drejtuar KQZ, opozita kërkon shpalljen e pavlefshme të votimeve në 36 qendrat e votimit në Himarë.

Koalicioni ”Bashkë Fitojmë”, thotë se ka prova të mjaftueshme për problematika dhe parregullsi të rënda gjatë procesit të votimit. “Pavlefshmëria e zgjedhjeve te zhvilluara ne te gjitha Qendrat e Votimit (gjithsej 36 QV-të) e zonës zgjedhore Bashkia Himare”, citohet në ankimin e PD-së.

Për PD-në zgjedhjet u mbajtën në një klimë politike të ngarkuar ndërkohë që akuzon mazhorancën për pengim të votuesve, siç ishte rasti i kartave të identitetit të skaduara, zbarkimin e administratës në Himarë dhe pa lënë mënjanë intimidimin ndaj votuesve e bizneseve të zonës. Kandidati i PS, Vangjel Tavo me 5022 vota, përkundër kandidatit të opozitës Petro Gjikuria me 3545 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?