”Të bashkuar do vërshojmë cep më cep”, Flamur Noka: Do të punojmë për një qeveri teknike
Pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se skenari i Edi Ramës për të përçarë PD sot ka marrë fund. Noka tha se ky bashkim është gjithçka për demokratët. Sipas tij tashmë të bashkuar, ata do të vërshojnë cep më cep në të Shqipërisë. Po ashtu Noka tha se misioni është të kthehet vota e lirë, por përmes një qeverie teknike.
“Skenari i tij (Rama) për të mbajtur të përçarë këtë parti sot mori fund. Sot Këshilli Kombëtar i PD në lartësinë e detyrës që e ka ngarkuar demokratët arriti të përkthejë mesë mirë kërkesën e përhershme të demokrateve, por edhe të përkthehej mesazhin e protestës së 20 shkurtit.
Bashkimi është gjithçka për demokratët. Pas këtij vendimi, ne jemi në një etapë të re. Tashmë të gjithë të bashkuar do vërshojmë cep më cep të Shqipërisë për të justifikuar këtë besim të demokratëve. Kemi një misioni historik përpara, të rikthehet vota e lirë. Prej 10 vjetësh shqiptarët nuk votojnë të lirë. Do të duhet një qeveri teknike”, tha Noka.