Të dekriminalizohet futbolli!
Nga Erjon Braçe/Duhet te dekriminalizohet futbolli!! Nuk do kete gare sportive nese kriminelet kontrollojne Klubet!! Dhe, dhuna do sundoje!! Eshte folur gjeresisht per politiken dhe mire behet, eshte ne rruge e ti shkohet deri ne fund dekriminalizimit; tamam tek ai fund do kuptojme se cfare ishte e vertete dhe, cfare ishte politike me rrena, si perhere.
Por politika mesa duket po mbulon gjithcka tjeter; ekonomine e kriminalizuar- se pari. Po te shohesh kroniken e zeze, eshte e mbushur me “BIZNESMENE” qe vriten rrugeve.
Kane qene kriminele dhe kane ngritur aktivitetet e tyre me parate e fituara nga krimi, ndaj dekriminalizimi duhet te arrij aty. Prej me shume se nje jave po kercet ne futboll.
E djeshmja, me dhune barbare ndaj nje gazetari sportiv eshte shume shume e rende, por nuk ka mbaruar, jam i bindur qe nuk ka mbaruar.
Ndaj duhet ta pyes Federaten e Futbollit: Po tani cdo te beni? do mendoheni akoma? Do thoni qe ngjarja nuk ka ndodhur ne stadium? Do thoni qe ngjarja ka ndodhur pasi ka mbaruar ndeshja? Do thoni qe ngjarja nuk ka ndikur ne rezultatin sportiv te ndeshjes? Do thoni qe deklaratat para ndeshjes krijojne klime dhune? Do thoni qe komisionet duhet te jene te ashpra por duke ju degjuar ju? Do thoni qe nuk eshte cenuar nje zyrtar i ndeshjes? Eeeej, jeni ju problemi!!
Sepse jeni ju pergjegjes per garen sportive; organizimin me rregull e siguri, ndershmeri gjithashtu, gjykimin ne gare sipas rregullores se futbollit, caktimin e gjyqtareve drejt e pa nderhyrje, ndeshkimin e cdo shkeljeje qe buron nga organizimi me te meta dhe qellimisht i tille, nga shkelja e rregullores ne fushe prej cilitdo, lojtar, trajner apo zyrtar!!
Nga, nderhyrja ne gare kur ju nuk duhet te keni ekip ne te! Ky eshte njeri problem!! Tjetri eshte edhe me i madh; Ka te bej me kriminelet qe kane depertuar ne futboll!! Tani duhet bere i njejti proces per ta, Sic ne politike!! Integriteti i pari!! Pastaj parate!! Futbolli nuk ka nevoje per kriminele dhe parate e krimit. Mendesia e te fortit nuk pranon kurre qe kjo eshte nje gare sportive, e mendojne si sfide mes te fortesh-ne fillim;
Pastaj mendojne biznesin, parate qe pastrohen dhe shumohen permes sportit, basteve duke perdorur garen kombetare dhe nderkombetare!! Ndaj rregullat financiare duhet te sundojne edhe ne futboll! Pa to, krim e dhune do kete!! Kjo eshte puna e Federates!! Futbolli duhet dekriminalizuar tani!! Dekriminalizimi/ Nis hetimi për kreu e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se ka kërkuar formularin e vetëdeklarimit të kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi për procesin e dekriminalizimit.
Zyra e Shtypit të Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, njoftoi sot se kryeprokurori ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të paraqesë materialet paraprake mbi subjektin e ligjit, Elvis Roshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë. Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm mbështetet në faktin se, në formularin e vetëdeklarimit të këtij subjekti, ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar.
Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se në kuadër të ligjit të konsideruar “Për Dekriminalizimin”, do të ftojë javën e ardhshme një takim për koordinimin e veprimeve me organet e tjera shtetërore që kanë struktura të posaçme për zbatimin e tij.
Në bazë të ligjit nr. 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka një rol kryesor në shqyrtimin e rasteve të mundshme të përfshirjes në vepra penale ose të dënuar të zyrtarëve të administratës publike, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në zbatim të ligjit, Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturën e posaçme, e cila do të verifikojë integritetin e subjekteve të këtij ligji.
Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme, krahas angazhimit të saj, pret dhe mirëpret çdo informacion apo indicje nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët mbi rekordet e mundshme kriminale të zyrtarëve, brenda apo jashtë vendit, për të cilat janë parashikuar ndalimet përkatëse në ligjin ”Për Dekriminalizimin”.
KOHA JONË SONDAZH

