Të deleguarit e PD për degën e Tiranës

Ka kaluar tashmë një muaj, që kur PD-ja mori vendimin që 35 degët e saja, do të shkojnë në zgjedhje dhe 14 degë të reja do të jenë edhe më funksionale. Beteja më e madhe pritet në Tiranë, ku dhe numri i degëve është më i madh se në çdo qark tjetër.

Në të cilat në vetëm 6 prej 15 njësive, do të ketë zgjedhje dhe ndërsa të tjerat do të kenë të njëjtët përgjegjës. Në zgjedhje do të shkojë; dega nr.1, ku aktualisht kryetar është Dilaver Laci, dega Nr.2, që aktualisht drejtohet nga Albert Farruku, dega Nr.3, që drejtohet nga Uran Metko, dega Nr.4, që aktualisht drejtohet nga Ervin Goxhaj, dega Nr.7, që drejtohet nga Lefter Gështenja, dhe Dega Nr.12, nën drejtimin e Arben Shkozës.

Me vendim se këto do të jenë degët që do të shkojnë në zgjedhje është vendosur dhe ndarja e grupeve të punës për riorganizimin e njësive në Tiranës, si: në Njësinë nr.1 procesi do mbikëqyret nga deputeti Aldo Bumçi, tek Njësia nr.2 nga Eduart Selami, Njësia nr.3 po nga Aldo Bumçi, Njësia nr.4 nga deputetja Jorida Tabaku, Njësia nr.5 nga Majlinda Bregu, Njësia nr.6 nga kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, Njësia nr.7 nga Albana Vokshi, njësia nr.8 nga Nevila Xhindi, Njësia nr.9 nga Grida Duma, njësia nr.10 nga Myqerem Tafaj, Njësia nr.11 nga Edi Paloka dhe Njësitë nr.14 dhe 15 nga deputeti Keltis Kruja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë listë ai që është vërtetë lajm është një nga figurat e PD-së, Astrit Patozi, i cili do të jetë mbikëqyrës në Bashkinë e Vorës, aty ku dhe PD-ja ka fituar Bashkinë në zgjedhjet e fundit lokale. Opozita e ka deklaruar se primare ka Reformën Zgjedhore dhe për këtë ata kërkojë garantim se do të ketë zgjedhje të lira. Kryesia e PD-së, ka vendosur që 35% e të rinjve që do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, të cilët do të përzgjidhen nga gara e primareve në FRPD.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?