Të dhënat e fundit për COVID19. 30% e viktimave janë në Itali
Në gjithë botën koronavirusi ka shkaktuar rreth 6500 viktima. Virusi ka prekur 142 shtete dhe numri total i të infektuarve është 168 250.
Aktualisht numri i të prekurve ka kaluar dhe Kinën. Sipas të dhënave nga universiteti Johns Hopkins në Kinë ka 80 660 raste ndërsa në vendet e tjera 87 000.
Italia është shteti i dytë më numrin më të madh të vdekjeve, ose 30% të totalit. Kina ka regjistruar 3099 vdekje, Italia 1809, Irani 727, Spanja 292, Franca 127, Koreja e Jugut 75, SHBA 42, etj.
Situata në gjithë botën për koronavirusin, COVID-19
Numri i të prekurve: 169 387
Viktima: 6513
Të shëruar: 77 257
Shtete: 148

Lexoni edhe…
Arrin në 51 numri i të prekurve me koronavirus. 9 raste të reja në 24 orë, 4 janë mjekë
6 mjekë të infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, mjekuan pacientin që i erdhën vizitorë nga Italia
KOHA JONË SONDAZH

