Të dhënat janë pjesë e MEMEX? Ministri Çuçi: Hetime se ku janë marrë ato që janë publikuar

A janë të dhënat e fundit që dolën pjesë e MEMEX? Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX që ka Policia, ose të paktën kështu pretendon ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Në një prononcim për mediat, Çuçi tha se po hetohet se ku janë marrë të dhënat.

“Nuk është database e sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Tashmë jemi duke parë, ju e dini që na kanë sulmuar. Ne po hetojmë. Kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft. Janë këtu dhe do të rrijnë shumë gjatë. Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX. Ne jemi në hetim. Ka pasur spekulime, nuk është pjesë e database të sistemit MEMEX. Ku janë marrë këto të dhëna? Atë po hetojmë”.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.

SHKARKO APP