Të djathtët e PE promovojnë Tiranën, ftojnë Veliajn në Bruksel

Partitë e qendrës së djathtë në Parlamentin Europian kanë gjetur një mënyre origjinale për të promovuar Shqipërinë dhe Tiranën, duke ftuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që të flasë mbi bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Veliaj mori pjese sot në konferencën me temë “Dialogu ndërfetar si një mjet përforcues në zgjidhjen e konflikteve gjatë procesit të Integrimit Europian”, mbajtur ne Bruksel dhe organizuar nga grupi i Partive te djathta Popullore Europiane, ku edhe përcolli mesazhin e bashkëjetesës fetare në Tiranë, të cilin e konsideroi si pasuri shoqërore.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Tiranës tha se të majtë dhe të djathtë nëse duan të punojnë për gjera të mira e gjejnë gjuhën e përbashkët. “Besoj se ky është një mesazh i fuqishëm dhe më vjen mirë që edhe pse një kryetar bashkie socialist, jam mes eurodeputetëve të djathtë të PPE në BE, ndoshta edhe për të treguar që ku ka vullnet për të punuar për gjëra të mira, për avancimin e kauzave të drejta, gjendet gjuha mes të majtëve e të djathtëve”, përfundoi Veliaj.

Nga ana tjetër, ai vlerësoi tavolinën e organizuar nga të djathtë e Parlamentit Europian për të promovuar Tiranën dhe Shqipërinë. “Ndihem shumë natyrshëm edhe mes kolegëve të djathtë dhe më vjen mirë që në thelb është një reklamë për Shqipërinë dhe Tiranën dhe besoj se kur të ngrihen duart për vendimet e Shqipërisë, ndër të gjithë kriteret e tjera, do të gjykohemi edhe për këtë lloj pasurie që i sjellim botës në këtë kohë shumë të trazuar prej terrorizmit dhe radikalizmit”, deklaroi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri për shkak se nuk është burim konflikti sicc ndodh në vendet ndryshme të botës. “Jam shumë i ndërgjegjshëm që vendet gjykohen mbi kriteret e tyre politike, me mënyrën se si avancojnë reformat por besoj se Shqipëria sjell edhe një “pajë” në këtë anëtarësim të BE ose në këtë përpjekje, e cila është përtej politikës dhe që ka të bëjë me një pasuri shoqërore, që nëse shumica e vendeve të botës sot konfliktohen për shkak të fesë, Shqipëria është ndoshta i vetmi fakt që konfliktohet për çfarëdo gjë tjetër, përveçse për fenë dhe besimin”, deklaroi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?