Të dytët në botë për ryshfetin, Basha: Shqipëria ka nevojë për Vetting në politikë, i hap rrugë vendit drejt BE
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka treguar një talebë ku Shqipëria renditet në vendin e 105, përsa i përket korrupsionit për këtë vit. Basha përmes një postimi në Twitter, thekson se që Shqipëria të mos jetë në vendin e dytë në botë për ryshfetin duhet Vetting në politikë. Ai thekson më tej se rrëzimi i murit të korrupsionit do t’i hapë vendit rrugën drejt BE-së.
Postimi i plotë
Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për Vetting në politikë.
Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së.
1/2 Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. pic.twitter.com/8HupcUhdPe
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 14, 2021