Të enjten ka seancë në Kuvend dhe protestë, zbulohet pika e parë e rendit të ditës

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e radhës plenare dhe e fundit për vitin 2023, e cila është parashikuar që të nisë në orën 10:00. Në këtë seancë plenare pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë. Po ashtu do të ketë edhe protestë, të thirrur nga grupi i Sali Berishës.

NJOFTIMI:

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e enjte, datë 21 dhjetor, ora 10:00. (Urdhër nr.70, datë 19.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla. Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?