Të enjten Kuvendi vendos për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Pres reflektim nga qeveria

Këtë të enjte, Kuvendi pritet të vendosë nëse do ta dërgojë mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese apo jo.

Në konferencë që pati me gazetarët, deputeti Gazment Bardhi u shpreh se pret reflektim nga qeveria duke shtuar se Kuvendi nuk duhet t’i imponohet Gjykatës Kushtetuese.

“Unë pres reflektim deri të enjten, nuk e çoj ndërmend, është e paimagjinueshme që mazhoranca me votë të thotë nuk pyesim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ata nuk u imponohen deputetëve për mandatin, pse u imponohen për ligjet. Këtu ka një non-sens që vjen nga humbja e arsyes për shkak të hallit të madh. Hallin e madh të Edi Ramës që firmos kërkesa për investime strategjike, nuk është hall as i Kuvendit as i opozitës”,-tha Bardhi

SHKARKO APP