Të gjithë të barabartë ndaj koronavirusit, një mashtrim dhe hipokrizi!
Nga Namik Dokle
Ndër të parët që foli për këtë “barazi” ishte Bill Gates.
Pas tij qindra dhe mijëra të tjerë, gjithfarësh, nëpër botë.
Është mashtrim dhe hipokrizi. Të barabartë kur virusi na prek,
por tërësisht të pabarabartë në luftën kundër tij, në kurim.
Ja çfarë shkruan një mjeke në Itali, një nga mijëra të tjerë
që luftojnë me Covid 19:
Dybala- ka dyshim,- i bëhet testi
Zingaretti- temperatura 35,- i bëhet testi
Borrelli- pak pa pejf,- i bëhet testi
Maldini- asimptomatik,- i bëhet testi
Papa- ftohje e lehtë,- i bëhet testi i bekuar
Qytetari i thjeshtë,- temperatura 38,- presim
Infermieri- temperaturë e lartë,- telefonojnë kur të vdesë.
KOHA JONË SONDAZH

