Të hënën mblidhet Parlamenti, priten debate të forta dhe protestë
Të hënën vendi do të jetë në zi kombëtare, në solidaritet me Turqinë. Parlamenti pritet të zhvillojë pasditen seancë plenare, e cila ka në fokus vetëm diskutimet të deputetëve të evidentuara nga takimet me zgjedhësit.
Seanca pritet të shoqërohet me debate mes dy kampeve te politikës dhe shkak është përjashtimi i tetë deputetëve të opozitës.
Po ashtu opozita pritet të protestojë përpara godinës si pjesë e aksionit të saj të ndërmarrë për rrëzimin e qeverisë. Berisha ka paralajmëruar se do protestohet me të gjitha format e mosbindjes civile.