Të hënën paradite në orën 11, qytetarët do të refuzojnë taksat e qeverisë

Partia Demokratike lajmëron aksionin e parë qytetar dhe i bën thirrje qeverisë për të shfuqizuar taksën e qarkullimit që e mban çmimin e karburantit në Shqipëri më të lartin në Europë. Varfëron qytetarët e pasuron klientelën pranë Ramës. Qytetarët do të ndalin makinën për 5 minuta në shenjë proteste.

112 milionë USD dalin nga xhepat e shqiptarëve si rezultat i rritjes së taksës së qarkullimit. Kemi  përcjellë këto ditë shqetësimin qytetar për mosuljen e çmimit të karburantit ne Shqipëri, duke denoncuar faktin qe mbajmë shifrën rekord prej rreth 100 lekë taksa për litër karburant, por duke denoncuar edhe klientet e pushtetit që  kontrollojnë tregun në fjalë.

Rritja e taksës së qarkullimit është shkaku kryesor për mosuljen e çmimit të karburantit dhe për rëndimin e xhepave të qytetarëve. Rritja e taksës së qarkullimit, ka qenë një strategji e qartë e qeverisë për të mbushur buxhetin e shtetit packa se duke u marrë frymën konsumatorëve. Të gjithëve u kujtohet kur në mbrojtje të rritjes së kësaj takse Kryeministri shpalosi humor-politikën se kjo rritje i shërbente uljes së obezitetit dhe zhdukjes së përtacisë. Një ligjërim i denjë për çmimin e liderit  më cinik në Evropë dhe më gjerë.  Mazhoranca me kokëfortësinë e saj i ngriti taksat duke i sjellë ekonomisë efektin negativ të uljes së rritjes ekonomike me 0.7 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për dy vite me radhë, qeveria ka planifikuar të marrë, nga rritja e taksës së qarkullimit me 240 leke të vjetra, nga 56 milionë USD çdo vit. Pra, në dy vjet, nga rritja e taksës së qarkullimit, qytetarët kanë paguar 112 milionë USD, nga xhepat e tyre. Kjo është vetëm taksa e drejtpërdrejtë, sepse në rastin e karburanteve efekti multiplikator indirekt është akoma dhe më shkatërrues për ekonomitë familjare. Partia Demokratike i ripërsërit qeverisë thirrjen e fundit për të marrë masa dhe për të shfuqizuar menjëherë taksat e rritura të qarkullimit dhe për t’i dhënë fund efekteve shkatërruese të tyre në ekonomine e vendit. Partia Demokratike do të vihet në krye të aksionit qytetar kunder varfërimit të shqiptarëve nga qeveria dhe pasurimit të klientëve pranë saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksioni i parë nis të hënën e ardhshme kur të gjithë qytetarët që kanë një makinë, në orën 11 paradite do të ndalojnë për 5 minuta, në shenjë proteste ndaj cmimit më të shtrenjtë në Europë të karburantit, në raport me të ardhurat, që është i tillë sepse kështu ka vendosur qeveria.

Pra, mos harroni, të hënën e ardhshme në orën 11, për 5 minuta, qytetarët do të refuzojnë masivisht taksat e qeverisë dhe cmimin stratosferik të karburantit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?