Të hënën Rama pret në Tiranë liderët e Rajonit, prezenca e Kurtit me pikëpyetje
Ditën e hënë, më 17 korrik, kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë lider të Rajonit si dhe komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Oliver Varhelyi.
Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve të Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.
Në takim pritët të marrin pjesë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.
Ndërkohë, nuk është konfirmuar nëse do të jetë në takimin informal kryeministri Albin Kurti.
Ky takim ishte paralajmëruar nga Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez, Emanuel Macron. Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
KOHA JONË SONDAZH

