Të hënën seanca në Kuvend për pr/buxhetin 2024, Bardhi hesht. Kurse grupi Berisha mendon skenarin

Më 20 nëntor, pra ditë e hënë, Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar pr/buxhetin e vitit 2024. Grupi i deputëve Berisha-Bardhi kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë seancën maratonë për buxhetin dhe po mendojnë skenarin.

Ndaj dhe sot Sali Berisha mblodhi deputetët dhe pas takimit bëri të qartë se nuk heq dorë nga aksioni. Kurse kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u tregua i heshtur duke mos komentuar se çfarë do të ndodhë të hënën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i paqartë nëse do bëhet pjesë, ndërsa deputetët e Lulzim Bashës dorëzojnë amendamente, që mazhoranca shprehet se do ti mirëpresë dhe e shqyrtojë, pavarësisht se buxheti sipas tyre mbështet çdo shtresë.

SHKARKO APP