“Të infektuarit dergjen në ambulanca”, Basha-Ramës: Pse nuk hapet spitali Covid-4?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë një tjetër apel kryeministrit Edi Rama, në lidhje me situatën ku ndodhet vendi për shkak të pandemisë së Covid-19.

Sipas Bashës, për shkak të keqqeverisjes të sëmurët po vdesin rrugëve dhe kërkon përgjigje nga kryeministri se përse nuk hapet spitali Covid-4.

“Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?