”Të infektuarit janë rritur me 750%”, Vasili: Të pranojnë që janë edhe fajtorë, edhe idiotër
Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër lidhur me shifrat e sotme të Ministrisë të rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.
Përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim vëren se me maksimumin 27 raste të infektuar me Covid-19 në ditë, ”Kryeministri dhe kompania që e ndjek nga pas e mbyllën totalisht Shqipërinë me autoblinda, polici e ushtri për 2 muaj e gjysëm, ndërsa sot kishte 203 raste të infektuar, ose me rritje 750 % dhe Shqipëria është normalisht e hapur”.
Nisur nga këto shifra, nënkryetari i LSI-së kërkon nga qeveria që të pranojnë publikisht që ja fusin kot, pra që janë edhe fajtorë edhe idiotër, sepse ndonjë shqiptar, që i beson këta të çmendur nuk ka më.
Postimi i plotë
“Edhe fajtorë edhe idiotër!!
Me maksimumin 27 raste të infektuar me COVID-19 në ditë, KM & CO e mbyllën totalisht Shqipërinë me autoblinda, polici e ushtri për 2 muaj e gjysëm.
Sot kishte 203 raste të infektuar, ose me rritje 750% dhe Shqipëria është normalisht e hapur.
Të pranojnë publikisht që ja fusin kot, pra që janë edhe fajtorë edhe idiotër, sepse ndonjë shqiptar, që i beson këta të çmendur nuk ka më”, shprehet Vasili.