Të largohet kryebashkiaku i Krujës, Bushi i sfidon: Çështja deri në Strasburg!
Opozita kërkoi largimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Krujës, Artu Bushi, që sipas demokratëve ka deklaruar vetëm një pjesë të së shkuarës së vet kriminale. Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji i shoqëruar nga qytetarë të Krujës dhe Fushë-Krujës, ka kërkuar sot hetim të plotë për atë çfarë Bushi ka fshehur nga e shkuara e tij.
Salianji: Në formularin e vetëdeklarimit ka deklaruar vetëm një pjesë të veprave penale si akuzat për prostitucion, akuzat për trafik droge që ka nga drejtësia italiane. Jemi sot këtu për të treguar që çlirimi i institucioneve nga krimi është një emergjencë kombëtare dhe flirtimi dhe mbarsja e Ramës me persona kriminalë i ka ardhur fundi me ligjin e dekriminalizimit.
Sot i bëjmë thirrje Prokurorisë që të hetojë rastin e Artur Bushit dhe bëjmë edhe disa pyetje; A e keni pasur emrin Kastriot Cakoni? A jeni dënuar, hetuar dhe arrestuar në Itali për trafik prostitucioni, trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike me emrin Kastriot Cakoni? I presim përgjigjet dhe presim hetimin e plotë e të gjithanshëm të Prokurorisë, për t’i dhënë fund mandatit të krimit e pushtetin ta marrin njëherë e mirë qytetarët e këtij vendi.
Në një reagim, kryebashkiaku Bushi i cilëson si shpifje bajate akuzat e të “dërguarit të SHQUP-t” siç e cilëson ai. Bushi pretendon se është shpallur i pafajshëm nga drejtësia italiane në vitin 2010, duke nënvizuar se nuk është dënuar as edhe një ditë të vetme. Ai thotë se do ta dërgonte çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.
Bushi: Pas verifikimit qe do behet nga institucionet përkatëse nqs me çdolloj identiteti del se unë kam qenë vetëm një herë të vetme i dënuar apo i hetuar për vepra penale të çfarëdolloj përveç asaj që kam deklaruar, atëherë unë do jap dorëheqjen, nqs pas verifikimit të shenjave te gishtërinjve del se unë kam pas identitet tjetër, prapë jam i gatshëm të japë dorëheqjen.
Por pas nënshtrimit të ligjit dhe verifikimit përkatës që do behet do te revoltojë që çdo gjë që ka shpif SHQUP-i ka mbi 2 vite ndaj meje do te rezultojë ashtu siç them dhe siç kam deklaruar unë, me çfarë kosto do me paguajnë gjithë atë baltosje dhe lum shpifjesh të qelbura që vetëm nga goja e atyre mund te dalin, sepse i premtoj shqupit qe nuk do t’i lej deri ne gjykatën e Strasburgut për dem moral te përsëritur për me shumë se dy vite.
KOHA JONË SONDAZH

