Të larguarit nga puna, Hicka: Gjykatat nuk duhet të japin bonuse shtesë

 

Gjykatat shqiptare duhet të jenë më të kujdesshme në gjykimin e çështjeve që lidhen me interesat e shtetit.

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka, e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, tërhoqi vëmendjen kryesisht për çështjet e të larguarve nga puna, ku sipas saj gjykata nuk ka pse të ndërhyjë për të dhënë diçka shtesë nëse punonjësit e larguar kanë marrë ligjërisht gjithça që kanë merituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hicka: “Jo se gjykatat nuk e kanë mbështetur shtetin, por do të doja ta konsideronin më me interes një çështje kur i përket shtetit, se ka të bëjë me interesat tona. Shteti nuk është xhep që buron para, diku do merren.Këtë e shoh në çështjet e largimit nga puna, etj etj. Shoh që nëse dikush largohet nga puna pak i hyn vlerësimit nëse është larguar me të drejtë apo pa të drejtë nga puna, gjykatat mbajnë gjithmonë një qëndrim që shkon në favor të punonjësit.E kuptoj këtë qasje, por duhet të ketë një farë drejtësie.Nëse ligjërisht i është dhënë gjithçka që ligji parashikon që duhet të jepet, gjykata nuk ka pse të ndërhyjë për të dhënë diçka shtesë. Nuk jemi aty për të bërë bamirësi, por për ti dhënë atë që i takon sipas ligjit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hicka foli dhe për reformën në institucionin që ajo drejton.

Hicka: Ajo që ndodh sot zakonisht është që avokatura e shtetit shërben si një shkollë për të mësuar profesionin ligjor dhe pastaj i drejtohen tregut privat.Ata gjithmonë na përthithin elementët më të mirë.Shteti nuk mund të përballojë pagesat që përballon private për avokatët. Zgjidhja që ne mendojmë për të zgjidhur këtë problematikë është përmes një statusi. Ndërsa pagat mund të rriten deri në një nivel të caktuar, gjithsesi do flasim për pagat shtetërore, duke krijuar një status, vijimësi, duke dhënë disa garanci ne do mundemi të motivojmë.

 Pjesë nga Intervista

Tare: Si i mbron interesat e shtetit avokatura e shtetit?

Hicka: Jemi studio ligjore e shtetit shqiptar. Avokatura e Shtetit ka një ligj bazë që është për tu amenduar sëbashku me reformën në drejtësi.Ajo që ndodh sot zakonisht është që avokatura e shtetit shërben si një shkollë për të mësuar profesionin ligjor dhe pastaj i drejtohen tregut privat.Ata gjithmonë na përthithin elementët më të mirë.Shteti nuk mund të përballojë pagesat që përballon privati për avokatët. Zgjidhja që ne mendojmë për të zgjidhur këtë problematikë është përmes një statusi. Ndërsa pagat mund të rriten deri në një nivel të caktuar, gjithsesi do flasim për pagat shtetërore, duke krijuar një status, vijimësi, duke dhënë disa garanci ne do mundemi të motivojmë.

Tare: Statusi është në fazë përgatitje?

Hicka: Ka një nëngrup në reformën në drejtësi. Jemi duke diskutuar në fazën e draftit të ligjit.Statusi do jetë i ngjashëm me atë të prokurorit ose gjyqtarit. Ka edhe diskutime që avokatët e shtetit të përgatiten nga shkolla e magjistraturës, pra të jenë më të kualifikuar. Ose minimalisht të kalojnë një provim nga kjo shkollë.

Tare: Në kuadër të reformës në drejtësi a do të përfshihet që statusi dhe kriteret e përzgjedhjes të jetë dhe shkolla e magjistraturës?

Hicka:Është një nga diskutimet që është i hapur, unë do dëshiroja që të bëhej. Besoj tek cilësia e produkteve që ka nxjerrë ajo shkollë.

Tare: Sa është buxheti i shtetit për avokatët?

Hicka: Sot e verifikova dhe unë dhe është diku tek 900 milion lekë të vjetra.

Tare: I mjaftueshëm?

Hicka: Vetëm pretendimet e çështjeve në arbitrazh arrijnë në avokaturën e shtetit rreth 1 miliard euro. Nëse është i mjaftueshëm apo jo, buxheti zakonisht përbëhet nga pagat. Por do të ishte mirë të kishte dhe një stimul në shpërblime për çështjet e fituara që do ti motivonte. Është për tu diskutuar.Ligji aktual i avokaturës e parashikon si një të drejtë,por kurrë nuk doli një VKM për ta shtjelluar. Mendohet që kjo të jetë pjesë e ligjit të ri.

Tare: Nëse shteti shqiptar disa çështje i humb ndodh për shkak të aftësisë apo cilësisë që kanë avokatët apo edhe të ndonjë marrëveshje të heshtur që në fund në interes të shtetit është pse duhet ta mbroj me kaq devotshmëri?

Hicka: Janë të gjitha sëbashku, nuk mund ta imagjinoj dot një situatë ku shteti do të fitonte të gjitha gjyqet, do ishte e pamundur.Por dhe kjo që thoni ju mund të ndodhë, nuk e përjashtoj. Përmirësimi i cilëve të avokatëve të shtetit do sjellë një mbrojtje më të mirë. Mund të ketë dhe mbrojtje të dobëta por dhe shumë të mira që nuk dëgjohen.

Tare:  A trajtohet ndonjëherë pak si jetim shteti në këto gjyqe?

Hicka: Mundohemi të bëjmë maksimumin. Më shumë mundohemi që atë që ndodh ta parandalojmë, me anë të fazës këshillimore aq sa është e mundur.Edhe kjo që thoni ju ndodh.Jo se gjykatat nuk e kanë mbështetur shtetin, por do të doja ta konsideronin më me interes një çështje kur i përket shtetit, se ka të bëjë me interesat tona. Shteti nuk është xhep që buron para, diku do merren.Këtë e shoh në çështjet e largimit nga puna, etj etj. Shoh që nëse dikush largohet nga puna pak i hyn vlerësimit nëse është larguar me të drejtë apo pa të drejtë nga puna, gjykatat mbajnë gjithmonë një qëndrim që shkon në favor të punonjësit.E kuptoj këtë qasje, por duhet të ketë një farë drejtësie.Nëse ligjërisht i është dhënë gjithçka që ligji parashikon që duhet të jepet, gjykata nuk ka pse të ndërhyjë për të dhënë diçka shtesë. Nuk jemi aty për të bërë bamirësi, por për ti dhënë atë që i takon sipas ligjit.

Tare: A është i mjaftueshëm personeli i avokaturës?

Hicka: Jemi shtuar, sot jemi 82 avokatë shteti, kjo ka sjellë një lehtësim. Numri i avokatëve të shtetit varet dhe nga numri i çështjeve që përfaqësojmë, nuk i mbulojmë të gjitha çështjet që i përkasin shtetit shqiptar, mbulojmë ato që janë në vlera ekonomike më të larta, mbi 2 milion lekë të reja. Me reformën e re do donim ta rrisnim pak këtë tavan, duke e bërë më cilësore mbrojtjen. Duam të kalojmë në fazën ku çështja të mbrohet nga avokatët e shtetit dhe jo më të ketë një dublim avokatëve dhe juristëve të institucionit që shpesh herë janë ata që i bëjnë çështjet për të shkuar.

Pronat, Hicka: Pronarët pretendojnë të paguhen sikur po shpronësohen sot

Tare: Shteti shqiptar përballet me atë që e kanë kërkuar të drejtën prej shumë vitesh, gati 25 vjet. E kam fjalën për pronarët. Ligji i ri sipas tyre nuk ua zgjidh problemet. Çfarë mendimi keni?

Hicka: Ndoshta nuk i zgjidh siç ata i duan, por sigurisht i jep zgjidhje problemit të kthimit dhe kompensimit të pronës. Kemi qenë pjesë aktive në draftimin e ligjit.Ky është një ligj realist, e trajton me realitet problemin.Ligji nuk zgjidh 100% të pronarëve pretendimet e tyre, por zgjidh një pjesë të konsiderueshme, rreth 75% të pronarëve pritshmëritë e tyre. Atë që prisnin para një viti, atë do marrin. Për një pjesë të vogël ka një ndryshim që e bën faturën e  ligjit realiste dhe të përballueshme nga buxheti i shtetit.Kjo është e drejtë për pronarët.

Tare: Me ligjin është bërë një zgjidhje e duhur apo e drejtë?

Hicka: Në vlerësimin tim është bërë një zgjidhje e drejtë.Është një zgjidhje realiste me një kosto të jashtëzakonshme për buxhetin e shtetit. Është një kosto që do paguhet qoftë në vlerë financiare, qoftë në vlerën e pronave.Pronarët pretendojnë se duhet të paguhen sikur po shpronësohen sot, pra me vlerën aktuale të pronës së tyre siç është sot në treg.Ata nuk po shpronësohen sot, janë shpronësuar 70 vite më parë. Ligjet e tilla përbëjnë një rivendosje të të drejtave.Një vendim kundër i gjykatës së Strasburgut nuk do të thotë se shteti ka prekur fundin, por që ka gabuar dhe duhet të bëjë një ligj tjetër që të adresojë ato problematika. Kemi bërë një analizë ligjore dhe financiare të të gjitha vendimeve të gjykatës së Strasburgut.

Tare: Komiteti i Ministrave e miratoi ligjin e ri të pronave?

Hicka: Për fat të keq të pronarëve po.Vendimi është marrë në datë 9.Mund të jetë zbardhur në 10. Ka edhe një vendim të qershorit të 2015, të po këtij viti, që Komiteti i Ministrave ka mirëpritur draftligjin. Miratimi i ligjit nga Komiteti i Ministrave është parakusht për t’ia parashtruar atë gjykatës.Pa një ok nga Komiteti i Ministrave nuk mund ti drejtohemi gjykatës. Ata janë organe të pavarura të Këshillit të Europës. (Marre nga Ora news)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?