Të mandatuar nga PPE për dialog mes palëve në PD? Këlliçi: Lajm i rremë nga Basha

Deputeti demokrat i Komisionit të Rithemelimit të PD, Belind Këlliçi i mohoi zërat se Partitë Popullore Evropiane kanë dërguar në Tiranë një person të deleguar për dialog mes palëve.

“Basha po gënjen deputetët sërish për të thënë se PPE kanë dërguar në Tiranë një person të deleguar nga ata që të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe Berisha të tërhiqet për të fituar më shumë kohë.

Ky është një lajm i rremë. Po ka ardhur një personalitet evropian që është në pension politik, por që ka ardhur i mandatuar vetëm nga Basha, dhe nuk ka lidhje me PPE”.

SHKARKO APP