“Të ngeli ora te pasaporta, na jep program të kthehemi”, Rama i përgjigjet komentuesit

“Të ngeli ora te pasaporta, nuk ka më të rinj në Shqipëri, duam program të kthehemi, duam të na mbrohet gjuha shqipe me ligj”, i ka shkruar një komentues në kryeministrit Edi Rama në Facebook.
Ndërsa përgjigjja e Ramës ishte si më poshtë:
“Albert, ti marrim me radhë. Ora nuk më mbeti mua te pasaporta europiane por ora e historisë së vendit tonë ka qenë e lidhur me pamundësinë për të qenë të barabartë. Kemi bekimin te jemi në zemër të Europës dhe Shqipëria ka qenë një vend ku shqiptarët kanë vuajtur. Sot ora e historisë sonë ka këtë mundësi.
Mundësi historike pasi është hapur dera se kemi bërë detyrat tona dhe se ata duan të na fusin në shtëpinë e tyre dhe ne nuk mund ta humbim këtë shans. Këtë mundësi historike nuk mund ta humbasim duke ngecur nëpër cepa që vetvetiu ka jeta jonë. Cepe ende të papastruara dhe kështu me radhë se kjo është mbi të gjitha. Ka apo s’ka të rinj në Shqipëri, janë mbi çerek milioni fëmijët dhe të rriturit që shkojnë në shkollë.
Dje isha në Sarandë dhe ishte një kënaqësi e rrallë takimi me një grup ku shumica ishin të rinj të kthyer me sukses në ato vende ku kishin qenë. 16 mijë votues ka Saranda në listë që janë të rritur dhe që mund të votojnë dhe një në katër është sipërmarrës. E kuptove Albert si është realiteti“, tha kryeministri.