“Të Paekspozuarit” – Ekskluzive/ Intervistë me të dënuarin për vrasjen e Hajdarit, Jaho Salihi

Tetëmbëdhjetë vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Jaho Salihi vjen në një intervistë ekskluzive për gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” sonte në mbrëmje.

Pas 18 vitesh flet i dënuari i përjetshëm Jaho Salihi

Intervista minutë pas minuti

Swiss Digital Desktop Reklama

Rakipi: Unë jam sot me të, Jaho të falenderoj që pranove intervistën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Salihi: Faleminderit ty që ke ardhur.

Rakipi: Në fakt ti ke provuar në mënyrë të beftë, ke nisur të jetosh një jetë tjetër, ke 15 vjet që jeta jote e zakoshme ka stopuar dhe ligji, autoritetet të kanë thënë do të jetosh në këtë mënyrë, çdo të thotë kjo për një njeri? Sepse ligji ty ka thënë që do të jetosh me këtë mënyrë përjetësisht…

Salihi: Është shumë e vështirë, shumë e vështirë aq më tepër kur të vijnë edhe fatkeqësi përpara se të ndodh kjo. Kam pasur vdekjen e babait, vdekjen e miqve të mi, jam prind kam dy vajza, kam vëllezër. Një fatkeqësi, e vështirë është, 22 vjeç kam qenë.

Rakipi: Ti nuk komunikoje dot me jetën jashtë.

Salihi: Kur jam arrestuar më ka stopuar gjithçka.

Rakipi: Çfarë mendon njeriu dua ta di, pas dhënies së dënimeve? Do flasim gjerësisht arrestimi, ndalimi, por dhënia e dënimit: Burgim i përjetshëm pa të drejtë apelimi, ç’ndjen njeriu në këtë moment?

Salihi: Më falni, nëse i shihni filmimet në atë ditë, unë kam qeshur edhe duke biseduar me avokatin kam qeshur.

Rakipi: Ke qeshur, përse?

Salihi: Ishte e parashikuar, ishin rrethanat të gjitha, rrethanat politike, momentet, gjyqi si shkoi, dihej përfundimi… Kam qenë i vetëdijshëm për fat. Një miku im më tha që je socialist, ndërsa unë i thashë se jam realist si natyrë. Kam qenë i vetëdijshëm, nëse i analizon për momentin edhe politikën edhe gjyqësorin edhe prokurorinë, të gjitha rrethanat, dihej që do të merrej një dënim. Pa llogaritur informacion tjetër që kisha unë si shkonin punët, por kur kalon koha është e vështirë, shkëputesh nga gjithçka, nuk sheh familjen, nuk sheh njerëzit e tu, nuk sheh vendlindjen tënde dhe kur bëhen të gjitha këto.

Ti përmende edhe shkrimtarin francez, e kam lexuar dhe e kam pasur përzemër poezinë që ka shkruar Nënë Tereza, “Poezinë e ka shkruar jeta”. Jeta është jetë jetoje jeta, jeta është e luftë luftoje! Duke u pajtuar, nuk ke rrugë tjetër.

Rakipi: Duhet të pajtohemi me jetën, ndonjëherë është fati. Edhe fatin e bëjmë ne. Por të hyjmë në bisedë, shume njerez ju thërrasin Jaho Salihi, shume te tjere Jaho Mulosmani. Ne fakt cfare eshte ky emer i dyfishte?

Salihi: Në përgjithësi në zonat tona në malësi përdoret kjo, në emër të babës, babai im e ka Sali, ndjesë pastë, e përdorin shumë atje. Në rrethin familjar dhe shoqëror përdoret. Mulosmani mbiemëri i fisit. E përdorin edhe Bajraktari, edhe Krasniqi sepse stërgjyshi ka qenë bajraktar. Kurse mënyra si është përdorur atë natë ka kombinacion, domethënie tjetër.

Rakipi: Jeni arrestuar ne oren 6:45 te mengjesit te 6 Majit 2001, ne lagjen Partizani, ne qytetin e Bajram Currit në shtëpinë e vjehrrit tuaj. Në operacion për arrestimin tuaj kanë marrë pjesë 70 efektive te RENEAS. A mund ta sjellim ne kujtesë ate moment?

Salihi: Sa jam ngritur nga gjumit, kam larë sytë dhe u vesha kur kanë hyrë forcat speciale.

Rakipi: Policia ka njoftuar se ju nuk bëtë rezistencë.

Salihi: Nuk ka arësye të bëja rezistencë.

Rakipi: Unë kam një provë tjetër, ka të dhëna jo të vogla që ju jeni dorëzuar me një marrëveshje.

Salihi: Më lini ta shpjegoj, unë kam qenë shef policie vetë, kam qenë epror i policëve aty, kam pasur uniformë vetë, vetëm për këtë arësye nuk ka kuptim t’i drejtoj armën policisë. E dyta familja që rrjedh unë, gjithmonë jemi përplasur me pushtues jo me shtetin, kjo është arësyeja. Është ndryshe t’i lësh të të arrestojnë dhe ndryshe të kundershtosh, unë i lashë të më arrestonin, isha në Tropojë.

(vijon emisioni)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?