Të pezulluar për 1 vit, kreu i grupit të PD-së Alibeaj përjashton 4 deputetë

Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije, se përjashton nga grupi parlamentar deputetët Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këllici dhe Agron Shehajn. E kjo lidhet me protestën e dhunshme të 8 janar 2022 në selinë blu. Sipas Alibeajt, për këtë vendim është njoftuar edhe Kuvendi.

“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjeçar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj.

Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023″, thuhet në vendim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?