Të rinj nga 23 vende të Europës vizitë në Tiranë, Veliaj: Ta kthejmë qytetin në një platformë ku rinia aktivizohet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në konferencën e zhvilluar me të rinj aktivistë të shoqërisë civile dhe aktivistë politikë, nga 23 vende të ndryshme të Europës Qendrore dhe Lindore, nga Praga deri në Baku, të cilët kanë për qëllim ndryshimin për mirë të shoqërive dhe komuniteteve.

Veliaj falenderoi NDI (National Democratic Institute) dhe IRI (International Republican Institute), dy organizatat amerikane, për investimin e jashtëzakonshëm që po bëjnë te të rinjtë, që nuk janë vetëm e ardhmja e Evropës, por janë edhe e tashmja, djem e vajza me nisma fantastike në çdo vend të botës.

Në të gjithë vendet e Europës Qendrore dhe Lindore ka të rinj aktivë që duan të afirmohen dhe duan të zënë një vend në vendimmarrje dhe ky është një lajm i jashtëzakonshëm”, theksoi Veliaj.

Më tej kryebashkiaku shtoi: “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana, e cila për pak ditë do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, sot ishte vendtakimi i gjithë këtyre aktivistëve. Ambicia jonë dhe e organizatave tona është që ta kthejmë Tiranën në një platformë, ku të rinj nga e gjithë Evropa kanë mundësi të krijojnë partneritete, të krijojnë lëvizje rinore, të fillojnë start up-e apo të aktivizohen më shumë në politikë, në këshillat bashkiakë, në parlamente e në qeveri. Unë besoj se fabula e Tiranës dhe e Shqipërisë është ideale për këtë”.

SHKARKO APP