Të rinjtë që punojnë online/ Rama: Fitojnë shumë, por nuk e thonë se kanë frikë nga Tatimet
Këtë mbrëmje gjatë një takimi me të rinjtë në Korçë, kryeministri Edi Rama u njoh me të rinj të cilët kanë zgjedhur vetëpunësimin online. Kreu i qeverisë u shpreh se të rinjtë shpesh nuk i thonë me zë të lartë shumat që fitojnë, pasi kanë frikë se do të kapen nga Drejtoria e Tatimeve.
“Fitojnë aq sa kanë frikë se i kap drejtoria e Tatimeve të Korçës, nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata, po bëjmë ligjin për nomadët digjitalë.
Teknologjia të jep mundësinë që pa lëvizur nga vendi, mjafton të kesh një lidhje internet dhe një kompjuter dhe të punosh në gjithë botën. Them për ju që i kapni shpejt, sepse unë me Nikon jemi të djegur në këtë pjesë, nuk ka njeri që na i fut kodimin”.