Të tjerë deputetë të ”grupit Alibeaj”, dalin pro idesë së Berishës për zgjedhjet lokale

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk është dakort që opozita të ketë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale të 2023, por duhet sipas tij që PD-ja të paraqesë vetëm kandidatët e saj.

Deputeti Agron Gjekmarkaj thotë se vetëm me kandidatë të përbashkët ka shanse opozita për gare reale për zgjedhjet lokale të 2023-shit. ”Me kandidat të përbashkët opozita ka shanse reale gare. Por nuk e di të jetë mbledhur grupi parlamentar dhe të jenë marrë vendime, si i vetmi institucion që e ka këtë tager në kushtet ku jemi”.

Kurse Ervin Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar, tha se është fat i keq për demokratët që të zgjedhurit e tyre janë në garë inati me njëri-tjetrin. Për të opozita duhet të jetë e bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtin qëndrim duket se ka mbajtur dhe deputetja Dhurata Çupi e cila është me grupin e Alibeajt, por pohon se PD-ja duhet të përfaqësohet në lokalet me një kandidat. Më radikal është treguar deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, i cili pohoi se nëse ndodh që PD të dalë me dy kandidatë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje personalisht si deputet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?