”Të unifikojmë grupin parlamentar”, Boçi: Ankimimi i Alibeajt në Apel është anti-ligjor

Këtë të mërkurë, në një konferencë me gazetarët, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur për bashkimin e grupeve në PD për zgjedhjet lokale 2023. Por që të arrihet në bashkëpunim, ai tha se grupi i Alibejat duhet të tërheqi ankimimin në Gjykatën e Apelit për çështjen e statutit të PD-së. “Ankimimi është anti-ligjor. Ne kemi kërkuar jo kusht, por dëshira për bashkëpunim duhet të konkretizohet me veprime konkrete, tërheqja e një ankimi anti-ligjor, sepse kjo i vë një pikpyetje të madhe marrëdhënies. Kandidati është i përbashkët”.

Pyetje: Në ç’pikë janë negociatat mes jush dhe palës tjetër?

Luçiano Boçi: Bisedimet, se nuk ka negociata, nuk kanë munguar. Kemi qenë në bisedime instensive. Do vazhdojmë të bisedojmë se ajo që duam të arrijmë është bashkimi i demokratëve, horizontale është arritur pasi baza është e bashkuar. Do vazhdohen bisedat në nivel deputetësh për të unifikuar grupin parlamentar. Mos të harrojmë se kemi pasur një kërkesë për të ardhur me një draft për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: Si nënkryetar i PD sa të vërteta i shihni propozimet e grupit Alibeaj, si do të nbdodhë bashkimi kur zoti Bardhi deklaron se bashkimi do të jetë vetëm për zgjedhje?

Swiss Digital Mobile Reklama

Luçiano Boçi: Faktet janë ato që konkludojnë idetë, sa kohë kemi fakte që shkojnë në kundërshtim me deklaratat, duhet shoqëruar dhe me veprime reale. Janë proceset ato që i bashkojnë demokratët. Bisedimet të shoqërohen me tërheqjen e ankimimit dhe futjën në primare. Është kusht për deputetët që të jenë pjesë e grupit parlamentare të PD.

Pyetje: Zoti Berisha tha se primaret për bashkitë e mëdha do të mbyllen brenda këtij muaj.

Luçiano Boçi: Jemi duke konkluduar datën më të afërt. Mund edhe të vetpropozohen kandidatët ose të propozohen nga baza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?