Teatri i ri Kombëtar, Veliaj fiton betejën në Gjykatën e Posaçme

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin në Gjykatën e Posaçme me drejtuesen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe anëtaren e Këshillit Kombëtar të PD.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e juristes Kalaja për shpifje nga ana e kryebashkiakut të Tiranës. Sipas padisë së Kalasë, Veliaj kishte shpifur ndaj saj për një dënim të ndodhur vite më parë për mashtrim. Ky pretendim është hedhur poshtë nga gjykata, duke i gjetur të pabazuar pretendimet e ngritura nga Kalaja.

Por Kalaja ka bërë disa kallëzime kundër Veliajt dhe Bashkisë Tiranë në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për çështjen e Teatrit Kombëtar. Për një ndër kallëzimet e paraqitura, Gjykata Posaçme ka vendosur rrëzimin e tij.

SHKARKO APP