Teatri Kombëtar, qeveria i kalon pronësinë Bashkisë së Tiranës

Teatri Kombëtar në pronësi të Ministrisë së Kulturës tashmë përfundimisht i ka kaluar Bashkisë së Tiranës, duke i hapur rrugën ndërtimit të godinës së re nga ana e bashkisë.

Në një vendim të qeverisë që mban datën 8 maj 2020 saktësohet zona kadastrale ku përfshihet ky objekt si dhe të drejtat që ka bashkia për të zbatuar projektin e ri. Kështu në pikën 1 të vendimit bëhet “kalimin  në  pronësi  të  Bashkisë  Tiranë,  të pasurisë    nr.1/241,    me    emërtimin “Teatri Kombëtar”, në  zonën  kadastrale  8150,  Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”,   Tiranë,   me   qëllim   ndërtimin   e   një godine   bashkëkohore   dhe   me   standarde   tëTeatrit  Kombëtar,  në  konsultim  me  të  gjitha grupet  e  interesit,  sipas  hartës  kadastrale  që  i bashkëlidhet   këtij   vendimi   dhe   është   pjesë përbërëse e tij”.

Pika dy e vendimit nënvizon se Bashkia e Tiranës nuk ka të drejtë që të ndryshojë destinacionin e pasurisë që i kalon në pronësi dhe as mund tua japë këtë të tretëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së treti vendimi nënvizon se pasuria  e  përcaktuar  në  pikën  1,  të  këtijvendimi,    i    shtohet    listës    përfundimtare    të pjesshme   të   pronave   të   paluajtshme   publike shtetërore,  miratuar  me  vendimin  nr.219,  datë 21.3.2017,  të  Këshillit  të  Ministrave,  “Për miratimin   e   listës   përfundimtare   të   pjesshme (pjesa  e  parë  +  pjesa  e  dytë)  të  pronave  të paluajtshme  publike  shtetërore,  që  transferohen në    pronësi    ose    në    përdorim    të    njësisë administrative  Tiranë,  Bashkia  Tiranë,  të  Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ndryshimin e pronësisë vendimi përcakton se kjo do të bëhet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës.

Bashkia parashikon që të nisë ndërtimin këtë vit por ende nuk është e qartë nëse një nismë e tillë do të merret në kushtet kur vendi është deri në qershor në gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Pavarësisht kësaj situate në disa kantiere në vend ka pasur vijim të punës sa i takon infrastrukturës, ndërkohë që Bashkia ende nuk ka publik një kalendar se kur pritet fillimi i punimeve dhe as ku do gjenden fondet për ndërtimin e tij.

Prishja e Teatrit Kombetar është nisma më e kundërshtuar e qeverisë Rama me një rezistencë dy vjeçare të artisteve dhe shoqërisë civile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?