Tedi Blushi: Drejtësia të nisë hetimet ose të marrë të pandehur Kryedoçin e Malavitës dhe të “Rilindjes”

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi i bën apel organeve të drejtësisë të vënë para përgjegjësisë penale gazetarin “militant ë Rilindjes” të medias së Carlo Bollinos, Adriatik Doçi për mashtrim të opinionit publik.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit

KryeDoçi i Malavitës, ky militant i përvëluar i “Rilindjes”, zhgarravitës ordiner në një media të dyshuar nga vetë zyrtarë të lartë të PS për financime të errëta, hodhi sot shpifje dhe akuza tepër të rënda, duke MASHTRUAR publikisht opinionin publik dhe më rëndë akoma, Institucionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për rastin e marrjes së shtetësisë shqiptare të një ish-luftëtari të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.

Sqarojmë se për rastin në fjalë, Presidenti i Republikës ka marrë në konsideratë kërkesën e titullarëve të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës.

Ky shtetas, referuar dokumentacionit zyrtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, çertifikuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Kosovës, rezulton I PADËNUAR.

Gjithashtu edhe nga Institucioni përgjegjës i Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vërtetohet me shkresë zyrtare, se ky shtetas, NUK E CËNON SIGURINË KOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

I bëjmë THIRRJE PUBLIKE DHE I NXISIM me forcë të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë, në Shqipëri dhe në Kosovë, të reagojnë MENJËHERË, për të izoluar, nisur menjëherë hetimet dhe për të vendosur PARA PËRGJEGJËSISË PENALE KryeDoçin e Malavitës dhe të “Rilindjes”, për të gjitha këto shpifje të ndyra dhe ordinere që meritojnë përgjigje të menjëhershme ligjore, për më tepër të bëra sot para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Ky individ, prej kohësh duhej të ishte subjekt i drejtësisë shqiptare për shantazhin kriminal, presionin e ulët dhe ndikimin e paligjshëm, të bërë ndaj Drejtores së Arsimit në Kamëz, për punësimin e bashkëshortes së tij.

Por ta harrojë se me këto mjete të fëlliqura shantazhi, presioni, shpifjesh ordinere dhe presione të ulta që po përdor sëfundmi dhe ndaj Institucioneve më të larta shtetërore, do të mund t’i shpëtojë drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë!

Ose të tregojë urdhëruesit dhe kush fshihet pas këtyre sulmeve ose përgjegjësia penale do të jetë vetëm mbi të!

Heronjtë dhe Dëshmorët e Kosovës dhe familjarët e tyre për këlyshët e UDB, terroristë quhen akoma, por për të gjithë shqiptarët ata janë familjarë të Heronjve, patriotëve dhe atdhetarëve.

DREJTËSISË NUK DO T’I SHPËTOJË ASKUSH QË KONSUMON VEPRA PENALE!

PËR KËTË TË JENË TË QARTË TË GJITHË!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

SHKARKO APP