Tedi Blushi: Faleminderit mijëra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit!
Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka falënderuar gjithë qytetarët që i janë bashkuar nismës për mbrojtjen e Kushtetutës dhe demokracisë.
Në një mesazh në Facebook, Blushi shkruan: “Faleminderit mijëra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit! Së bashku në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA! ?? #PërKushtetutën #PërShqipërinë”.