Tedi Blushi i bashkohet LSI-së: Kemi nevojë për një lider të fortë si Meta. Të bashkuar për Referendumin
Nga Zëdhënës i Presidentit Ilir Meta, tani pjesë e LSI-së. Tedi Blushi ka mbajtur një fjalim në Konventën Kombëtare të LSI-së, duke theksuar se ai i përket vetëm popullit të dy marsit. Po ashtu Blushi tha se tani është koha për të shporrur të keqen që ka mbuluar vendin duke kujtuar një amanet të poetit Havzi Nela.
Deklarata e plotë
Faleminderit qe me jepni mundesine, ne kete eksperience te pare ne jeten time. Une i perkas vetem popullit te 2 Marsit, dhe sot vij perpara jush si nje njeri i lire, si nje prej mijera e mijera shqiptareve qe dy vite me pare ju pergjigjen thirrjes se Presidentit te Republikes dhe dolen ne shesh me nje mision: Rikthimin e Sovranitetit dhe Referendumit.
Te dashur miq, Ju sot po merrni nje vendim historik. Jo per veten tuaj, por per te ardhmen e femijeve tuaj dhe te Shqiperise. Kauza juaj me e madhe, ajo e Lirise, do pershpetoje edhe integrimin europian, qe ka qene prioriteti i juaj. Populli i 2 Marsit eshte i etur per Lirine dhe Referendumin.
Vendi ynë tani eshte vetem prane popullit qe mezi pret te marre ne dore fatet e veta, qe mezi pret t’i jape goditjen finale nje kaste mafioze dhe nje grupi horrash dhe tradhetare, qe po shpopullojne dhe po e falimentojne Shqiperine, qe kane nxjerre ne pazar kufijte e Shqiperise dhe qe po i ngulin thika pas shpine Kosoves.
Koha per te shporrur kete te keqe eshte tani! Liri, Demokraci! Sic na la amanet poeti martir, Havzi Nela: O Liri, o vdekje! Te dashur miq, askush me mire se une nuk e di se Presidenca, nen drejtimin e Ilir Metes, kane qene 2 mars cdo dite. Ka qene nder dhe privilegj i jashtezakonshem te jem bashkepunetor i tij dhe i jam falenderues.
Ne keto pese vite, Ilir Meta ka qene I pari ne cdo beteje per mbrojtjen e demokracise, pluralizmit politik, dinjitetit njerezor, shtetit ligjor, dhe mbi te gjitha mbrojtes i pakompromis i interesit kombetar.
Sot kemi nevoje me shume se kurre per nje lidership te forte si Ilir Meta, qe rikthehet ne beteje per nje Shqiperi me te drejte, me njerezore, me te dashur dhe me te dhembshur.
Te dashur miq,
Fuqia e popullit te 2 marsit, qendron tek bashkimi rreth lirise. Te bashkuar do t’ia dalim. Ndryshimi po vjen. Per nje beselidhje kuqezi, per sovranitetin dhe referendumin. Koha eshte tani! Boll duruam. Mjaft indiferences! Liri, demokraci! O liri, o vdekje!
Te bashkuar Per Referendumin!