Reagon Veliaj: Meta dhe rrugaçi që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot suksesin e Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në platformën X, pasi Tedi Blushi goditi Halit Valterin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak këtë të hënë. Ndërsa e konsideron sjelljen vandale, Veliaj thekson se kjo është shenjë dëshpërimi, jo force nga ana e Tedi Blushit.

“Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.

Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës së tyre.

Sjellja për vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo forcë. Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton, dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij”, shkruhet në reagimin e Veliajt.

SHKARKO APP