Tedi Blushi i përgjigjet Ramës: Respekto urgjent 5 Qershorin dhe dil në përballje me Presidentin

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar ndaj akuzave të Edi Ramës për kreun e shetit. Blushi shprehet se kryeministri duhet të zbatojë marrëveshjen e pesë qershorit, ndërsa për akuzat e Edi Ramës deklaron se Presidenti e pret në përballje.

Reagimi i plotë i Zëdhënësit të Presidentit

Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës.

Me Presidentin ti je vite dritë larg.

Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët.

Këtë e di e gjithë bota!

Presidenti të ka ftuar në Përballje!

Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?!

Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Twitterit?!

Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!

Ora e Përballjes po afron!

As në skutat e Twitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit!

SHKARKO APP