Tedi Blushi i përgjigjet Taulant Ballës: Lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”

Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar sot ndaj sulmeve që Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla bëri në adresë të kreut të shtetit.

Blushi shprehet se deputeti i PS-së që i duket vetja i fortë nga që rri me çuna problematikë duhet të dëgjojë zërin e popullit që ishte në manifestimin e 2 marsit.

Ciu Ciu Tao Tao. Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”.

Tao Tao, harroje zërin e Bablokut! DËGJOJE ZËRIN E POPULLIT! ËSHTË ZËRI I ZOTIT!”,- shkruan Blushi.

SHKARKO APP