Tedi Blushi: Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi, Shqipërinë

Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka reaguar sot pas deklaratave që kreu i qeverisë, Edi Rama bëri kundër kreut të shtetit.

Në një publikim në Facebook, Blushi shkruan: “Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë”.

I pranishëm në prezantimin e projektit për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, Rama sulmoi kreun e shtetit. “Presidenti e ka shtëpinë. Më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra dhe presin që të futen ën shtëpinë e tyre. Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën. Jua kam lënë juve çështjen e presidentit. Unë nuk merrem me Presidentin. Është shumë luks i madh për mua të merrem me Presidentin”, tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj deklarate Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit me nofkën e Gruas së Bilalit, duke i kujtuar historinë e pagesës së jashtëligjshme të 80 mijë dollarëve për një foto me Barak Obamën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?