Tedi Blushi: Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë, për të sharë Presidentin

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, u përgjigjet të gjithë atyre që sulmuan Kreun e Shtetit referuar raportit paraprak të Komisionit të Venecias.

Në një postim në “Facebook”, Blushi shprehet se “Jetojmë në kohë magjistarësh. Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.”

Në vijim postimi i plotë i Blushit

Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.
Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.
Jetojmë në kohë magjistarësh!
Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.
Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!

SHKARKO APP