Tedi Blushi: Presidenti Meta në konferencë, pyetje shumë të qarta për SPAK, Ramën dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka bërë me dije se sot në orën 12:45, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku sipas tij, do të ketë pyetje shumë të qarta për SPAK, për kryeministrin Edi Rama dhe për aparatin e fluks-shtetit.
Postimi i plotë
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i fton të gjithë qytetarët e survejuar dhe trupin diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR, ta ndjekin LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT. Transmetim LIVE edhe në faqen zyrtare të Presidentit Meta në “Facebook”.