Tedi Blushi, Ramës: E votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë. Me Metën do të takohesh në Kuvendin e ri

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Ramanë aktivitetin “Drejtësia që duam”.

Në postimin e tij në Facebook, Tedi Blushi i shkruan Ramës: O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri.
Si më 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi

Swiss Digital Desktop Reklama

Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha! 🤣🤣
O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri.
Si më 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë.
Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim!
Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë.
Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht besimin tek Drejtësia, që ti ke kapur.
Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake.
Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!
Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?