Tedi Blushi reagon pas shkrimit të “Financial Times”: Largimi i Ramës sjell rend! 14 maji, dita më e afërt për ta ndëshkuar
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas shkrimit të publikuar nga “Financial Time”, ku ndër të tjera thuhet se “Rama ka njollosur imazhin me skandale”.
Me anë të një postimi në Facebook, Blushi thotë se kryeministri Rama është promovuesi më i madh i krimit dhe sa kohë të jetë ai në qeveri nuk ka shpresë për ta luftuar.
Ai thekson se Rama ka qenë dhe vazhdon të jetë fatkeqësi për shtetin shqiptar, ndërsa thekson 14 Maji është dita më e afërt për të ndëshkuar Edi Ramën dhe bandat e tij.
“Edi Rama, promovuesi më i madh i krimit në politikë dhe institucionet më të larta shtetërore, sa kohë do të jetë në krye të Qeverisë nuk mund të ketë asnjë shpresë se do të luftojë krimin.
Edi Rama është mbrojtësi i bandave, sepse me to erdhi në pushtet, me to bashkëpunon, me to vjedh zgjedhjet dhe ndan fitimet!
Edi Rama ka qenë dhe mbetet një fatkeqësi për shtetin shqiptar!
Vetëm largimi i tij sjell rend, siguri, drejtësi, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik!
14 Maji është dita më e afërt për të ndëshkuar Edi Ramën dhe bandat e tij që drejtojnë sot bashkitë e vendit!”, shkruan Blushi.